Çaste poetike me poeten; Burbuqe ÇUNI

Dhimbje dhe lot!

—————————-

O nënë,të lutem mos më hidh s’kam faj,

E di o biri i nënës ,se e ka babai.

Jam tre vjeç o nënë dua të jetoj,

Ç’faj kam unë moj nënë,se babi të tradhtoi.

Mos mi mbyt motrat,të lutem moj nënë,

Në vend që të na mbrosh,gabim të rëndë po bën.

Kam frik të mbytem në këtë mënyrë,

Vërtet për mua dhe motrat s’ke aspak mëshirë!

Po na merr rryma drejt detit të gllabëruar,

Po na mbyllen sytë,ndihmë duke kërkuar.

Dhe zoti për ne qan,me sy të pikëlluar,

T’shikojë trupat tanë,me dhe të mbuluar.

/www.QendraPress.com/