Çaste poetike me poeten;-Dafina Lira MUCKO

ME TY !
————————–
Unë të jam bërë frymëzim
E ti më je bërë varg
Deti më është bërë ëndërr
Për atdheun tim larg
Me ty udhëtoj çdo stacion
Ku hyp e zbres në jetë
Ti më jep frymëzim
Unë të hedh në fletë
Bashkë flasim një gjuhë
Shqip flasim kudo shkojmë
Bukurit e atdheut vargut sjellim
Si zog me krah fluturojmë
Ti dhe unë bashkë flemë
Bashkë ëndrrat i zgjojmë
Se një dit do kthehemi në atdhe
Aty ku ëndrrat na çojnë
/QendraPress/