Çaste poetike me poeten; Dava GJOKA

TI JE VETË DASHURIA !

_________________________

Nuk më duhet pasuria ,

as dhe fjalët e kësaj bote

Ku burojnë vargjet e mija ,

aty është dhe zemra jote

Sikur Botën të ma falin ,

prapë ,unë, them se nuk e dua

Këto fjalë prej zemre dalin

“Bota” ime je për mua

Je pasqyrë ku veten shoh ,

s’ka ç’më duhet pasuria

Ti je Dielli që më ngroh ,

e je vetë dashuria

Dava Gjoka Lleshaj ,

/www.QendraPress.com/