Eja !

Zemrën ma rrëmbeve,

s’të them dot,më gënjeve,

se të dashuroj me zemër,

kam ndjenja,jam femër.

Po si nuk mundem dot,

u mbyta,në det me lot…

përse o përse,më thuaj,

përse vetëm unë,të vuaj !?

Përse,përse,vetëm unë,

përse,kur duhemi shumë,

përse jo ti,përse jo i pari,

përse mua,si lule behari !?

Mos o shpirt,s’të hyra në hak,

të ndjej…në vena rrjedh gjak.

Mos,këtë zemër m’a vodhe,

në zjarr,pa mëshirë’ më hodhe.

Eja king,me tërësinë tënde,

ejaa,shpejto,se më çmende,

të dorëzohemi,në rrahje zemre,

ti yllës shpirti,unë hire femre.

® Drita Haxhillari.

Autorësia mbrohet me ligj.

Dt.25/02/2023

&——————————–

Lule shprese

Lule mëngjesi në dritare,si dikur…

esencë jasemin,për shpirtin tonë,

kishim librarinë,bahçe,literaturë,

auditor progresi,botë me vizion.

Vitet dhe koha,ecin përpara…

me themel,studentët bluz’bardhë,

frut pune,libri,si farë nëpër ara,

sukses pune,dardha bie nën dardh’

Libri në stivë,stoli margaritare,

si Diell shpirti,si Qiell yllësie…

UFO librari,mënçuri universitare,

Albana në krye,mantel mirësie.

Pasion,bekim dhe përkushtim,

shkencë formimi,për ç’do vizitor,

këndshëm,të gëzuar,në lexim,

gjithnjë me librin,me libër n’dorë.

Nuk është rastësi,por fat,risi,

ngjyra ylberi,dritë në ç’do veshje,

aty,mora jetë,lulja çeli përsëri,

UFO librari,më kthyet buzëqeshje.

//www.QendraPress.com/