Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

MENÇURI DHE SHPRESË

——————————————

Mençuria, një dritë që ndriçon rrugën,

Në labirinte jete, e prish errësirën,

Për fjalët e urta e mendimet e kthjellëta.

Shpresa, një yll në qiellin pa fund,

Në netët e errëta, drita e qetë

Na jep krahë për të fluturuar,

Kur çdo gjë duket se po rrëzohet ngadalë.

Kur bota na sprovon me dhimbje e sfida,

Mençuria na mëson të gjejmë rrugën me paqe,

E shpresa na kujton se pas stuhisë,

Një agim i ri gjithnjë do të vijë.

/www.QendraPress.com/