Çaste poetike me poeten:-Drita POPAJ
STUHIA
————————
Ti stuhi e dalldisur
Me re kujtimesh qëndisur
A më tregon se ku po shkon
Si trëndafil në kopsht
Ndërkohë që hijeshon
Me gjemba shpon
Mesnata më gjen esëll
Mëngjesi të plogësht
E mesdita pa kokë
Sa herë takohem me ty
Stuhi e dalldisur
Me re kujtimesh qëndisur
/www.QendraPress.com/