Çaste poetike me poeten e re  ; Aulona BALIU

Mirësia po tretët

—————————-

Mirësia po tretët ashtu si dielli kur perëndon .

Por prapë lind dhe rrezet si ndalon.

Se te varfërinë mirësia nuk e varfëron.

Mirësia falet dhe nuk përmendet.

Nga njerëzit e mirë pret çdo të mirë,

pret dorën e bardhë edhe në errësirë.

Kush mund me qenë ai?

Përveç se njeriu i dëlirë.

Mirësia shfaq një derë të bardhë

ku brenda asaj dere gjenden

shumë njerëz të rrallë.

 Shumë rallë njerëzit me lule të presin.

Ndodhë nganjëherë edhe vetëm

kur ne dhe te zbresin.

Po vetëm i varfëri në sedër nuk të godet.

Prej tjetrit të vjen që ajo as sëpata

më shumë s’te vret.

/www.QendraPress.com

P. S.

Këtë poezi e ka shkruajtur nxënësja Aulona Baliu nga klasa e tetë. Ajo vijon mësimet në shkollën “Dëshmorët e Koshares” në Koshare. Me kërkesën e mësimdhënëses Pranvera Qerimi që kërkoi me iu publikuar poezia ajo tha;ndër të tjera se Aulona ia kishte dëftuar që të ardhmen e saj ta posedoj një libër të saj të publikuar. Mësimdhënësja dëftoi që përmes këtij publikimi librin që e ka shkruajtur Aulona po merret me të dhe së shpejti edhe do ta finalizoj.