Çaste poetike me poeten;- Ela ZDRAVA

Puthja
—————-
Kur m’i puthe lehtë sytë,
nuk i hapa,
të trembja ëndrrën kisha frikë.
Kur ma puthe lehtas faqen,
nuk lëviza
në mornica u mbusha plot dritë.
Kur ma puthe lehtas gushën,
ç’torturë ishte,
si munda të rezistoja.
Kur m’i puthe ngadalë buzët,
u shkriva në puthjen,
që vërtetë doja.
/QendraPress/