Çaste poetike me poeten;-Elida Ruci SULKAJ

Sa mall

————————

O nëna ime, sa larg që je

Sa mall që kam, sa mall qe ndjej

Aromën tënde , nënë e dua shumë

Aromën tënde , se zëvendëson askush

Ta dua zërin e ëmbël si mjalt

Atë zë që më përkëdhelte, shpirtin çdo natë

Ti ike larg, atje s’kishte kthim

Një lule e çelur të priste ne perëndim

Lulja e çelur krah hapur të priti

Se ti ishe nëna qe me mundim e rriti

Nga malli qe kam , për ty nis e shkruaj

Se askush në bote , nënë nuk është si ty

Dhe pse te kam larg, matan oqeanit

Zëri yt më vjen , si era, si flladi

Fjalët e tua buçasin në kokë

Eejj.. , bija ime te dua shumë fortë

Sa shpirtin ma djeg ky malli përvëluar

Janë fjalë te ëmbla , që askush s’ti thotë

E S

/www.QendraPress.com/