Çaste poetike me poeten:-Elma RAMA

Patyshmëria..
———————-
Patyshmëri që pas le një shenjë…
Një gotë verë, e papirë…
Kujtesa, s’bën punë
Ti gjithsesi nuk je
Mbrëmjet ecin të mpira
Nën taka të panjohurash
Ti sje…
Dhe sa shumë dhëmb…,
patyshmëria !
——
Pas xhamit….
———————-
Në dritare rrjedh ky shi i gjatë
Ndoshta etje…
Që as deti nuk e shoi kurrë
Në dritare, qielli i grisur
Pikturon gravura ëndrrash
Pas xhamit
Sa ëndrra janë parë
Sa zemra janë shkruar
Mbi frymë !
/QendraPress/