Çaste poetike me poeten:-Ermira BEZATI

Përqafom!
—————–
Përqafom sikur të mos ketë një të nesërme.
Si të ishin castet e fundit të jetës së të dyve.
Si t’mos kishte më as hënë e as diell,lindje apo perëndim!
Përqafom me forcën e shpirtit tënd,i lirë pa gjykime.
Përqafom veç një çast,
veç pak,por që të ketë vlerën e një përjetësie.
Ka shumë përqafime,
ti bëj diferencën,
harroi gjithë të tjerat, përqafimin tënd bëje unik.
Përqafom,hidhmi krahët e tu të fuqishëm përreth belit,
bëhu mur mbrojtës,diktatori im i dashurisë.
Me ty, për ty, përjetë në zemër!
Ti përqafom veç një herë,
dhe unë do t’i ndjej krahët e tu përgjithmonë mbi lëkurë!
/QendraPress/