Çaste poetike me poeten;- Ermira D.IFANDI
TRËNDAFILAT
————————–
U thanë gjethet e fundit të vjeshtës
dhe shpirtin e lanë të lirë,
hapësirës.
U thanë lotët e mi, mbi plagën e shpirtit
dhe dhimbja ka ngelur peng,
qelizave të mia.
Vetëm trëndafilat, që dikur ti i mbolle,
lulëzojnë në cdo stinë, lëshojnë gonxhe,
të kuq flakë, si dashuria jote !
& & &
RITME ZEMRE
————————-
Mbylli sytë !
Vallëzo me ritmin e zemrës,
ndjeje tik – takun e saj
dhe mos k’i frike !
Ndjenjat, fitojnë lirinë.
Mbylli sytë !
Mbahu në kraharorin tim,
ndjeje dashurinë
dhe mos k’i frike !
Vallëzo me ritmin e puthjes,
nuk të lëshoj kurrë !
/www.QendraPress.com/