Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Gëzuar

—————————-

Me këmbët e dimrit vin Viti I Ri,

Me halle me shije me lutje me pasiguri

Afrohet 2025 ne cdo derë

Sa lehtë po troket

Dashuri qe diellin e vret

Çahet qielli,ndahen retë.

Diku një nënë që lutet me shpirtin që djeg si hi

Diku një babë ecën i lodhur nga sënduku i mbushur me rini

Si erdhi kjo pleqëri,o i shkreti njeri

Flet i menduar, trullosur e harruar.

Diku një gotë e mbushur plot godet çdo padrejtësi

Pije mëkatin o njeri,

Ngrije kokën lart Si shqiponjat

Fshiji dhimbjet ,laji njollat

Me penel pikturo rrudhat e lodhura

Përqafo çdo ditë, hapi faqet e reja.. të çlodhura.

Pastaj në dritare një bredh

Më flet e më thotë

I menduar , I trazuar..nga koha lënduar

Dikur kish fëmijë me vishnin me mollë e me portokall

Të etur për mua me mbështillnin nën gji,

E veshur me pamubukë apo me borë

Ishte pyetje e bukur pa përgjigje në dorë.

Sot, ohh sa po rendon ky luks

U tunda nga dekorimet

Kjo peshë po më nduk

Dashuria për mua u zhduk

Jam objekt dekorimi e veshur në luks.

Dhe jeta ecën

Dhe orët trokasin

Dhe jeta ndryshon

Dhe takat godasin

Ngrijeni gotën miqtë e mi

Të takohen brezat

Të puthen ëndërrta

Të zgjohen shpresat.

Diku je pemë po thërret

Diku një plak po pret

Diku një fëmijë po lind

Diku një dashuri po rilind

Gëzuar miqtë e mi

Mirëserdhe VITI I RI

Dashuri e harmoni

Se jeta është NJE O NJERI

Dashuri veç dashuri.

GEZUAR..

/www.QendraPress.com/