Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ
SOT JAM E TRISHTUAR
—————————–
Mami sot jam e trishtuar
ti e di, unë trishtohem pas të gjithëve
pasi ka kaluar gjithçka
kur të tjerët fillojnë e gëzojnë
sepse e kanë harruar atë që ndodhi…
Jam e trishtuar mami
sepse dielli nuk u duk në qiell para se të perëndojë
sepse dikush që me buzëqeshte
ia shkeli syrin dikujt tjetër
për ti thënë se e bënte pa zemër…
sepse një artist u mbulua lehtë me dhe
e unë ia shoh lotët e mi tek këndon
sepse disa zogj të vonuar
nuk fluturojnë dot drejtë pranverës
se qielli i mbylli ca dyer prej ari…
sepse një zemër fëmije sydritë
që ndau dhimbjet dhe gëzimet e jetës me të
një vëlla i vogël, nuk i shtrëngon më dorën
nuk rreh më si ora e varur ne mur
aq sa për pak i ndaloi ritmi i saj…
sepse nuk gjej kohë të të takoj
të të përqafoj si fëmijë
të të marr në telefon.
edhe për njëmijë arsye të tjera
që nuk i di,
jam e trishtuar mami!!
/www.QendraPress.com/