Çaste poetike me poeten;-Fatmire NECAJ

Nga zemra drejt ne zemër

——————————-

Dashuri që lind nga zemra

Dashuria s’lind me fjalë të bukura,

as me premtime të zbrazëta,

ajo buron nga thellësia,

nga vendi ku heshtja flet më shumë se zëri.

Kur del nga zemra,

ajo e gjen tjetrën

nuk ka nevojë për rrugë,

as për urë, as për fjalë të mëdha.

Sepse një ndjenjë e vërtetë

s’e ndalon as frika, as largësia

ajo mberrin… gjithmonë.

Nëse nuk mberrin,

nuk ka qenë dashuri,

veç një ëndërr që donim të ishte

Dashuria kur del nga zemra

shkon direkt te zemra

/QendraPress/