Çaste poetike me poeten: Fikrushe PODRIMJA
“Gruaja fajtore kujdestare”
———————————–
Ne sy të burrave patriarkal!
Kur lopa ngordhë
Gruaja fajtore
Kur gomari pëllet
Burri bërtet!
Kur gjeli këndon
Burri mallkon!
Kur buka vonohet
Burri tmerrohet!
Ndërsa kur fëmijët
Në jetë kanë përparua
Burri bëhet “burrë”
Thotë më kanë ngja mu!
Kur gruaja pastron shtëpi
Burri “burrë” pin raki
Kur fëmijët nuk mësojnë
Vetëm gratë i fajësojnë!
Kur gruaja lëngon
Burri se ndihmon!
Kur gruaja të pa drejtën
Nisë e kundërshton
Burri “burrë” nuk e duron!
E di që disa burrave
Nuk do t’iu vie mirë
Por ta them të vërtetën
Nuk e kam të vështirë!
I thua ti vedit burrë?
Harroje…jo kurrë!
/www.QendraPress.com/