Çaste poetike me poeten;-Flora Preka DELIA

KËNGËT E BILBILIT.
—————————
Më qajë bilbil, kur drita e hanës,
Bjen mbi varre me i ndrique.
Më qajë bilbil o mbreti i kangës
Se n’dhé t’huaj kanë mem varrue!
Ju bilbila lartë flutroni,
Dhe n’për ajër bani dredhi.
N’Adhé t’imin kur t’kaloni,
Kam për ju shumë porosi.
Ju kur t’mbrrini n’mes Tiranës
Në mës të shesi i Skënderbeut
Përqafim mi bani Nanës
Përshendetjë shumë Atdheut.
Ju kur t’mbrrini n’mës të Shkodres,
Disa kangë me i kendue.
Kangt’ e bukura t’Filip Shirokes.
Që aq shumë më kanë frymëzue.
Kur te kthehni nga Ulqini,
Çlodhnu pak në grykë t’Valbonës.
Dhe pastaj fluturimi,
Bashkë më këngët drejtë Kosoves.
N’Boletin ju kur te shkoni,
Pëmbi kulla me kedue.
Veç një gjë mos harroni.
Kush s’ka mbet, të gjithë kanë shkue!
Ngritnu lartë dhe fluturoni,
Shumë ngadal, jo më haz.
Bacë Ademit ti tregoni.
Kur te mbrrini në Prekaz.
Thuaj atë ditë kur je fliue,
Nuk me zihej vendi vënë.
Pasi smunda mët ndihmue,
Dhe nat’ botë kam me të përmën.
Ngritnu lartë tash fluturoni,
Mjaft qëndruat në Kosovë.
Këngtë e mia ti kendoni.
N’Dibër Strugë, Shkup e Tetovë!
/QendraPress/