Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

Larg më mbete
——————————–
Të shoh në dritë të syrit, fëmijëri.
Të marrë në gji
dhe kolla e tharë e moshës
t’i shpërndanë kujtimet nëpër lëndinë që nuk lulëzonë më.
Apo unë s’kam sy t’i shoh?
Aty ku mblidhje lule,
për dhimbje të jetës nuk dije gjë.
Sikur mollëkuqet që në çast iu shpëtojnë syve,
si perla që rrokullisen drejt një lumi që rrjedhë me vrull,
vrapoj dy fjalë t’i them nën zë.
Lotë tjerë shpirtit m’i nxjerrë,
të lëxojë çdo rresht,
sikur ditari i dëmtuar nga një zemërim i çasit.
Të qajë e penduar, e hutuar, kur më ike,
ty dhe kohën që më la hije mbi lëkurë e borë mbi flokë.
Të qortojë me mallë,
të pikturojë si diellin në rërë,
dhe vjen një valë deti të merr,
si jeta ditët shpejt e shpejt.
I fryej qirinjeve të shuhen pa u lutur,
në vend të luleradhiqeve në erë,
t’i flasë qiellit për dëshira,
s’ka më bukur të ndjekësh një flutur..
sikur bubullon,
sikur s’kam të drejtë.
Dhe mbetesh atje në lëndinë,
mes luleve shndrinë,
vetëm të kujtoj
sa e dlirë më ishe ti.