Çaste poetike me poeten;- Gjelina Maçi KEÇI

Viti i Ri

_______________________-

Viti i Ri një lëmsh emocionesh…

Që pritet me shpresë e lumturi

Dikush lind ,tjetri drejt plakjes shkon

Këtë lojë të jetes që në fëmijëri

Çuditërisht tërë bota e adhuron

Teksa moti e ngjyros me bardhësi

Mora librat i bëra bredh

Diamant ndër vite të mia

Në majë ndriçonte si ylli

Shpirt i ribërë shkëmb

Që jetës derën nuk ja mbylli

Dhe ti hesht kujtim që s’më bën punë

Petk nostalgjie mbi mua drithëron

Më shumë se të djeshmen me gunë

Të sotmen e të nesërmen do ta dua

Për ty , për ty dhe për mua

I ruaj prore në retinë dritëzat e tua..

/www.QendraPress.com/