Çaste poetike me poeten;-Gjeorgjina KAPAJ

Kur mendjen e lë të lire !!
——————————
Kur mendjen e lë të lirë
Kaq e kaq mendime të vijnë
Më sjell një zë dyjareje me mall
Ca sorkadhe që loznin në mal
Lule dele e manushaqe të freskëta
Që i bënim për nuset buqeta
Për rrugët me kalldrëm ku eca
Për kërrabën që mblidhnim fiqtë
Për ylberin që binte në brinjë
Për një dhuratë që s’e bëra dot
Për varrin me mermer të ftohtë
Për shtëpinë që lamë në fshat
Për trëndafilat te oborri që u thane
Për stivat me dru që në vënd i lamë
Për pulat që në kotec ua dhamë
Për bahçet të mbjella e të pavjela
Për çorapet e gjysheve të shenjta
Për fjalët që na thoshte nëna fjalëmbëla
Të gjitha më mbetën në ëndërr.
Për fjalët që më bëhen si gjerdanë.
Si kurorë e bukur mbi ballë.
/QendraPress/