Çaste poetike me poeten:-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Vit pas viti
——————–
Në djepin e kohës ëndrrat i përkunda,
as nuk fjetën, as nuk u rritën kurrë.
Se në këtë vend që as s’të pret, as s’të vret,
ëndrrat lindin e vdesin me njerinë.
Por prapë e dua,
përtej lindjes, përtej vdekjes,
sepse është vendi im.
/QendraPress/