Çaste poetike me poeten ; Hyrije JUSUFI
NATË
————————
Në një orë të keqe kur djersë nga shpirti dilte
Rrotullohej tërthorazi këmbë e dorë
Kokën e shpërthejnë miliona mendime
Herë të nxehta përcëlluese e herë të ftohta borë
Plot dashuri ndjenja që bartin anembanë
Kjo zemër do të pëlcet një ditë tok me trishtimin
Hiç më larg se dryri që i kishte mbyllë të pathënat
Dhe në secilën pikë e ka nëpërkëmbur gëzimin
Kujt t’ia hapi këtë shpirt të sakatosur
Kur të doja sa e marrë u tregova
Skulpturë e harruar e vjeshtës që përsëritet
Dhe dimrit që nëpër të hidhurat kujtime shtegtova
“E dashur unë jam më i vogël se syri yt”
Mbrëmja skëterrë ma bëri shikimin
Me ëndrrën e pavërtetë të dashurisë
Unë puthi çdo natë në faqe dëshpërimin
/www.QendraPress.com/