Çaste poetike me poeten;- Indira Avdyl HOXHA

Unë nuk e njoh pushtuesin shkja
———————————————–
Unë nuk e njoh pushtuesin,
as emrin s’ia mësoj,
ai që ma vrau vëllaun
kur tokën time mbrojti.
Nuk e njoh, sepse dora e tij
nuk u ndal me kaq pak,
pesëdhjetë e dy nga gjaku im
ranë për këtë prag.
Nuk e njoh, por e mbaj mend
klithmën e çdo dere,
gjashtëdhjetë e nëntë nga lagjja ime
u shuan pa emër.
Unë nuk e njoh fytyrën e tij,
por njoh plagën thellë,
që më flet çdo mëngjes
në heshtje, në shpirt, në shpellë.
E përjetova luftën pa dëshirë,
me sytë ende si e rritur vajzë,
u rrita shpejt mes hirit
dhe mësova ç’është mbijetesë.
Sot jetoj në sakrificë
të atyre që s’janë,
jeta ime është dëshmi
se kujtesa nuk vdes kurrë, asnjëherë.
Por sot pyes veten, ne ku jemi?
A dimë çfarë na mban?
A ruajmë paqen si amanet
apo harrojmë çdo ranë?
Unë nuk e njoh pushtuesin,
por njoh tokën time mirë,
dhe betimin që s’e theva kurrë:
të jetoj me nder, me kujtesë, me paqe në shpirt.
Indira Avdyl Hoxha
/QendraPress/