Çaste poetike me poeten;-Irena HOXHA
GJËMBI I FJALËS
———————————–
Nuk kishte dita të mbaruar,
as fjalët, kurrë sesi,
si një rrebesh që vjen tërthorazi,
dhe se ku godet, as vet’ se di!
Si në një tavull ku hidhet zarri,
kërcet e përplaset si nëpër dhëmbë!
Oh’ sa e thellë që bëhet dhimbja,
si tê jesh ç’puar damarëve, nga një gjëmb!
/www.QendraPress.com/