Çaste poetike me poeten:- Kimete DURMISHI

UDHËTIMI I LOTIT
——————————-
Loti u rebelua nga mërzia ime,
Pikëllimin tim nuk e duroi.
Pikoi si një rigë shiu vere,
Nisi udhëtimin pa më pyetur fare.
Kaloi male e kodra duke të kërkuar ty,
Nuk pushoi as te lumenjtë me tërbim.
Edhe detet valë mbi valë i kaloi me një qëllim,
U përplas me dallgët bashkë me melodinë.
Nuk u mashtrua as nga qetësia e oqeanit,
Nuk u tret as në ujërat e sojit të tij.
Duke u rrotullisur shëtiti rreth botës,
Ra mbi ty me plot mallëngjim.
/QendraPress/