Çaste poetike me poeten ;Kimete Zahiti TERNAVA
E bukura Anilë
Die Eiskönigin
———————–
Heu,në i paça shtatë palë sy
lërmë edhe një herë të shikoj,
lërmë të ngopem me bukurinë tënde,zanë mali
Në i paça shtatë palë jetë,falma edhe një ,
të ta shoh flokun e arit.
Po i dita shtatë palë gjuhë ,
ta mësoj edhe një
të flas vetëm me ty
e kurrë mos u ndaltë
kurrë mos shterroft
vargu im për ty.
/www.QendraPress.com/