Çaste poetike me poeten:-Klejda PLANGARICA

N𝐔𝐊 𝐏Ë𝐑Ç𝐀𝐇𝐄𝐌 𝐃𝐎𝐓

—————————

Nuk përçahem dot

për t’i treguar vetes se di të jetoj

edhe dysh…

Dhe trish… Dhe shtatësh…

As për të të bindur ty!

Kam gjuhën,

qepallat

dhe buzët e flakës.

Mjeshtërinë,

që të ta përçaj krejt at’ qiell

Pa bujë, pa llamburitje…

T’i ndaj dhjetësh retë e tua

me një pëshpërimë,

një pulitje qerpikësh.

Por

NUK

PËRÇAHEM

DOT!

Rrënjët m’i kanë zënë këmbët,

ndonjëherë edhe frymën…

Si një përqafim

pa të cilin nuk mundem!

/QendraPress/