Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

NË MES LUTJESH !

—————————-

Çdo ditë e ikur kthehet në kujtime,

edhe brenda vetes sheh rrënjët e saj.

Dhe në mes lutjesh, dhe ato mësime,

ku herë/herë shpirti kërkon mos t’i mbaj.

Dhe koha ecën, nuk kërkon të fshihet,

dhe stuhia, shiun ka shtrënguar.

Nëpër flokë edhe pse nuk ndihet,

dalëngadalë e ka turbulluar.

Sa ka jetë njeriu, do ketë edhe shira,

edhe rrënjët lagur, do t’i ndjej diku.

Në çdo hapa hedhur dhe në shkretëtira,

do t’i shohësh plagët që ndodhen aty .

/QendraPress/