Çaste poetike me poeten;-Lavdije Hoti BUÇAJ

ZGJIMI
—————-
Retë zbrazen nga lart,
qiellin e nxinë.
E me hije të ftohtë,
Shiu flet.
Kërkon të zgjohemi,
nga gjumi i thellë.
Ta dëgjojmë me shpirt,
melodinë që sjell.
Si notat muzikore,
lehtas troket.
Në çdo dritare,
në çdo ndergjegje,
në çdo zemër që rrah
për të nesërmen.
/QendraPress/