Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

BOTA NË KRAHËRORIN TIM
———————————————
Mora Botën brënda meje,ngadalë po e krihja,
Me gishtat e pëllëmbës së dorës po e ledhatoja,
Qimet u ngritën përpjetë po’më kërcënonin .si ti zemëroja,
-Ngagalë se mi shkule ,më trajto mirë se janë dhe tuajat!.
Dua të bëj të bukur , si të jem dhe unë brënda teje,
Si një kopësht Eden,kaçurrelë e trëndafil brënda meje,
Në ujvarat e parajsës me flokët e lagur të luaja,
Fjongo të vë bilbilat,që bashkë me erën ti valëzoja..
Krëhërin futa ngadalë ,majat u bënë nyje
,flokët ranë përtokë,
Ziheshin me njëra tjetrën keq të ngatërruara,
-Ajj,dëgjova,nuk më sheh se kam plagë në kokë?
Pak kohë jemi këtu,rri mirë me ne ,
duhesh të jesh e duruara !..
-Do të përmisohem ,ma ende po luftojmë këtu?
Akoma se kuptoj pse flokët më ngatërrohen kuturu?
-A e gjen një ballsamë për njerëzit me gjithë sjelljet e tua?
-A mundesh të kuroshë plagët që shkaktohen mbi mua?
-Jam një fje e brishtë,mos më keqtrajto se
brënda teje do humbasin!
-A e gjen ti ,që shumë flokë të bien ,e më pak të rilindin?
-Kush e njehë gjuhën e dhimbjeve,
e plagëve të mia që flasin?
-Jo nuk e di ,është “hakmarrja “gjuha e dhimbjes ,
ah,nëse të gjithë do ta dinin..
/QendraPress/