Çaste poetike me poeten ;Lubi H. TOTA
Ditë të bukur uroj për ju miqt e mi të mrekullueshëm !
Ku të gjej!
———‐–‐‐–‐—-
Ku të gjej vallë, ku do të gjej?
Një mall i madh si prush më djeg,
Kudo kërkoj për ty një shënjë,
Në çdo rruginë e në çdo shteg .
Shpesh herë me yjet të krahasoj,
E kryet nga qielli lart e kthej?
Pa frikë , drejt qiellit do fluturoj,
Nuk do të kthehem, deri sa të gjej .
S’i pashë pranverat si ikën e erdhën,
As lulet kur çelën dot s’i pashë,
Në kërkim pafund mendimet u derdhën
Më ikën ditët e netët vrazhdë .
A do të kthehesh te unë njëherë,
E ta heq mallin që më mundon ,
Ta qetësoj zemrën e bërë vrer,
Që veç për ty qan e loton ?
Premtom, të lutem, që do të vish,
Do dal të pres tek pragu i derës,
Ditët e bukura m’i kthe serish,
Si dallëndyshet në stinë t’pranverës .
/www.QendraPress.com/