Çaste poetike me poeten; Margarita Nikolli BARDHI

PËRHUMBUR NË IRONI…

————————————-

Jeta i shkundi andrrat e si gjethe vjeshte shtron tapetin e harresës,

dëshirat mbeten brigjeve në kapërdimje lumenjsh drejt shpresës.

Turfullimës së dritave të përgjumna…

vë kokën trotuaresh në jastikun e akullt,

kërkoj nëpër gjurmët e të parëve një simbol njerëzillëku,

një etiketë dashnie pa datën e skadencës.

Retë e hipokrizisë e kanë terrtu qiellin e dijes,

shpirtin e kanë mbështjellë me pelerinë urrejtje.

N’prehën e liga tund fatin gjer në dhembje.

Muzgun as agimin nuk i njohim,

as diellin e mesditës nën verbimin e kohës, nuk e shohim.

Eh, pragvotren e shpirtit e kanë shpuzit,

mbuluar me hirin vorfënor

pa gaca rindezje,

fikun, pa pikë pendese.

Duart shtrirë hapësirës së harbuar,

N’prehën zanash andrrat startuar.

Ironisë së fatit humbun,

zemërthyer,

mbërthyer në kastigjim.

/www.QendraPress.com/