Çaste poetike me poeten;- Margarita Nikolli BARDHI

NJËSOJ…

—————————-

Në vendet e klasit apo në vendet e thjeshta

njësoj ndriçon dielli

e turbulenca njësoj ka jeta.

Nga larg t’vështron syri i mendjes

e malli fluturon si zog shtegtar,

dëshirat kalojnë qiejve të ëndrrës,

kalvari i jetës rend e kurr s’ndal.

Gjuhët përzier nëpër stacione

miksuar në ngjyra dëshirat vrapojnë,

çekinë, bagazhe të gjithfarëlloj,

si një menu në unison shkojnë

jeta ritmin vazhdon po njësoj…

/www.QendraPress.com/