Çaste poetike me poeten;- Marjola SALIU

Shkundet në ajër
një shami e pluhurosur.
Sa magji kishte
në ato buzëmbrëmje
ku ëndrrat fëminore shndrinin
sipër djersës lozonjare
që rrëshqiste ndër
sycka, hundë e këmbë
prej baltës mavijosur.
Çka mbetur vallë tani
prej të qeshurave derisa
barku na dhembte?
Çka mbetur, vërtet se di,
prej atyre përrenjve e shtigjeve.
Shamia nuk shkundet më
askush nuk vrapon ta arrijë i pari.
në të tjera gara vrapojmë kuturu
gjunjët nuk na i bën me pis bari
Vrapojmë për diçka
që s’kemi ëndërruar
dhe asnjeri prej nesh
nuk është fitimtari.
/QendraPress/