Çaste poetike me poeten;- Meri MEZINI

GRUAJA E AUTOBUSIT

—————————————-

Në autobus takoja çdo ditë një grua,

E dobët, thatë, s’qëndronte dot në këmbë.

Më thoshte

nën dhëmbë: “Gjaku më ka firuar.”

Dukej ish me kancer,

Flokët i kishin rënë.

Buzëqeshjen shkëmbeja çdo ditë me atë grua.

“Mbahu,” i thosha, “pas krahut tim.”

Kockat i kishin ngelur, dridhej e tëra,

Punonte, hiqej zvarrë — dukej s’ishte mirë.

Të nesërmen s’e pashë… më mungon ajo grua.

Buzëqeshja ime më ngriu nëpër dhëmbë.

Në faqen e murit pashë foton e saj,

Në botën e amshuar,

Ajo kishte shkuar.

Botë mizerje, shava nëpër dhëmbë.

Sa e shkurtër është jeta,

s’e jetojmë dot të tërë.

Një ditë më ndau mua me atë grua,

Iku përgjithmonë,

Fryma e saj u shua.

— Nga Meri Mezini

/QendraPress/