Çaste poetike me poeten;-Mia DURRES

Vlera flet vetë.
————————–
Ej, mos mendo se s’të kuptoj,
flet e flet pa pushim,
në bisedë jemi të dy,
lirinë e fjalës e kam dhe unë.
Ti kërkon të jesh epiqendra,
“më tha ai” e “më tha ky”,
fol njëherë ç’të thotë mendja,
lëri të tjerët mënjanë ti.
Mos jep urdhra, vetë mendo,
nga të tjerët mos u ndiko,
fol e qesh ashtu siç je,
pa përdorur miq të tjerë.
Çdo njeri tregon vlerat,
ti të tuat, unë të miat,
mos na fut dhe të tjerë,
s’janë pjesë e bisedave tona.
Një mikeshë do ta ngresh më lart,
e kuptoj qëllimin tënd,
por kur dikush ka vërtet vlerë,
s’ka nevojë për përkthyes në vend.
Lëre vetë të lërë përshtypje,
pa ndërmjetës e pa zhurmë,
se respekti fitohet ngadalë,
jo me fjalë që bëjnë bujë.
/QendraPress/