Çaste poetike me poeten;- Mimoza ÇOBO

TI NUK FLE PA MUA

——————————–

Ti nënë, gjatë natës s’fle dot pa mua,

s’të vë faj, kur vij qëndroj vetëm pak,

aq pak, sa mbetesh sërish përmalluar,

dhe pse s’ma thua,syri të çel një flakë.

Ah,kjo moshëri,gjer në palcë të ka rrënuar,

por dashurinë për mua s’ta ka fikur dot,

e netëve,kur qepallat e tua flenë rënduar,

sa herë për mua,ke derdhur të shenjtët lotë.

Lërmë nënë,ta puth syrin që më do mua ,

Se kur unë të iki,malli të merrë më shumë,

urdhëro flladin të më sjellë përmallimet e tua

dhe në qofsha në gjumë,erë do të bëhem unë

/QendraPress.com/