Çaste poetike me poeten:-Mimoza Eliona OSMANI

Instrumentiste…

————————————-

Si toka me qiellin kjo distancë,

por unë të puth në korrespondencë.

Imazhi yt më merr në dance,

dhe unë e bëj varg me kadencë…

Se ti je pjesë e një koncerti

ku s’duhen vegla muzikore.

Pres sapo të fillojë inserti,

të ndiej si ngjitem resë puplore…

Nëpër oaze mbyllen vetë sytë,

se zemra është instrumentiste.

Në kitarë luan me fantazitë,

pra kjo distancë e bën artiste…

Sa mijëra këmbë është kjo distancë,

por unë di të të puth nga larg.

Mes katër buzëve një substancë,

që gjuhë e shpirtit e bën varg…

Moza

/QendraPress/