Çaste poetike me poeten; Mimoza GJETAJ
NATË PAGJUMËSIE
———————————-
Pagjumësia më ka kapluar shpirtin
Heshtja ëndrrën
Torturë më janë bërë sonte…
Puthjet dhe pëshpëritjet çmendurake
më belbëzojnë në vesh
paqartësitë ndjekin trurin
këtë natë pagjumësie
flas me veten
rrahjet tua më akordojnë ritmin e zemrës
si një pishtar më dhuron dritën e syve tu…
Jam zhytur në një melankoli absurde
ëndrrat dhe fantazitë më kanë bllokuar trurin
S’e di përse dhe për çfarë…
Sonte sytë e tu më shoqërojnë në errësirën e kësaj nate…..
/www.QendraPress.com/