Çaste poetike me poeten ;Mimoza LESKAJ

Nga lirikat – Ditë të nxehta

———————————————

Vullkani zien, por asnjë se sheh

Dhe dielli djeg në portokalli

Në gjithë k’të vapë veç ti më deh

Asgjë s’më jep kaq shumë zjarrmi.

Ndoshta një ditë do shpërthejë në zjarr

E toka më shumë do zhuritet

Sa herë kam thënë, ky quhet mall

Ndaj lëshon llavë e përpëlitet.

Unë si një gur qëndroj e heshtur

Dhe shtyp vullkanin brenda meje

Pastaj kthej sytë e buzë qeshur

Shoh si digjet dhe brenda teje.

U desh një çast në” tempullin tim”

Të shuhesh L’Etna që rend e marrë

Një dritë e syve nën një vezullim

Përzier bashkë me disa fjalë.

Bën vapë dhe sonte në qiell gri,

asnjë nga ne nuk do shi!