Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Nostalgji

——————————

Në shpirt sot më erdhi kjo ndjesi,

zemrën më kaploi një emocion,

për Kapitin më rrëmbeu nostalgji,

s’di, a ka kush që më kupton!?

Ah, Kapit, seç jam verbuar,

në damar gjaku po m’ngrin,

të t’shof ty, o Tokë e bekuar,

ku u linda, të shof shtëpinë.

Të shof oborrin, a është rritur bari,

nëpër rrugë, a mund të kalohet,

të vizitoj gjyshin, atje tek varri,

është mërzitur, e do të gëzohet.

Atje lartë mbi ara, Kapit po bën roje,

bashk me të birin e me vëlla t’vet,

mos t’i prek kush ato troje,

kthimin tonë, akoma e pret!

/QendraPress/