Çaste poetike me poeten;-Mirlinda KOXHA

Takim hënor

Këtë mbrëmje i trokas hënës
në dritaren e saj,
për një përgjigje…!!!
Në ekspoze prehur qenia e saj
tok të më shfaqet me vetullën qelibar…!!!
I lutem hënës sime,
të mos qëndisë naze këtë mbrëmje,
e ftoj të vijë në takimin e ëndrrave… !!!
Sonte ibrikun e gjyshes
e derdha në qiellin tim
të ngjyrosen yjet me dashurinë e saj…!!!
… Bota të stoliset me vetë hijeshinë…
Sonte me pikat e vesës sime pranverore
laga pluhurin e kalldrëmtë të lagjes sime,
i treta në një gotë ndjenjash….
të gjitha zemrat e djelmoshave të qytetit,
pikërisht këtë mbrëmje në takimin hënor

//www.qendrapress.com/