Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

Amaneti

————————-

Amanet ma la gjyshi im,

Mos me harru djalë pas djali,

Cep më cep quhet Shqipëri,

Ku fluturon shqiponja e malit.

Mos e humbni gjuhën e nënës,

Ruajeni fort, si gjënë më të bukur,

Gjashtëqind vjet na kanë pushtuar,

S’ka pasë kush forcë për ta zhdukur.

Na i kanë djegur libra e fletore,

Fëmijët nga prehri na i kanë marrë,

Nëpër Anadoll i kanë dërguar,

Shqipes krahët për t’ia cunguar.

Për të na humbur gjuhë e kulturë,

Me na zhduk traditë e flamur,

Shkolla shqipe të mos ketë,

Në Atdhe të mos kthehemi kurrë.

Prapë në vitet nëntëdhjetë,

Na i ndoqën shqipet nga trojet e veta,

Me burgosje, mbyllje shkollash,

Morëm rrugët drejt Europës.

Qanin nënat me duar në gji,

Për kurbet duke përcjellë fëmijë,

Edhe gurët mbetën shkretë,

Shtëpitë veç pleqtë i mbajtën vetë.

Kur u nisa unë për në kurbet,

Këto fjalë gjyshi m’i tha për jetë:

“Kthehu prapë, bir, gëzoje sofrën,

Mos ja lini hasmit votrën.”

/QendraPress/