Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

Meh Uka i Shalës
—————————-
Shalë e Bajgores, moj nënloke heroike,
Kokën lart, moj trime,qëndro kreshnike,
Ndër shekuj rrite trima të besës e fisit,
Shpatullat i kanë hekur, mbi kokë plisin.
Me atë qëndrim,gjigant qesh në statujë,
Rrinë krahë hapur si shkabë mbi gur.
Kështu e skaliti Mehën nëna në Shalë,
Emrin e tij mbajti UÇK-ja në brigadë.
Shaljani i ri,me karakter të pathyeshëm,
Nxitej nga trimëria e të parëve në mal.
Isa Boletini,Kadri Bistrica,Bislim Bajgora,
Ja brumosin shpirtin e trazuar luftarak,
Pranvera e madhe studentore e vitit’81,
Me demonstrata madhore kishte arritur.
Studentin e shkencave matematikore nxiti,
Djaloshin sypatrembur e gjeti të stërvitur,
Zemra e trimit rrahte me ritme trimërie,
Në kullën e gjyshit të tij, Bali Bajgores.
Ai jetoi 120 vite trupit me shtatë plagë,
E mbajti me krenari bajrakun në Shalë.
Me ideale atdhetare nxënësit mësonte,
Por UDB-ja trimin dardan e vëzhgonte.
Shumë vite e burgosin në burgje të randa,
E lanë Dardaninë prangosur në pranga.
Shalë, o shtrat i lumit ngjyrë argjend,
Mbi ato male veç shqiponja ka folenë.
Muzgun e artë shekujve ke përskuqur,
Shtatëbardhë legjendat ke përkundur.
Bilbili i këndon këngë në tel të lahutes,
Për trimin shaljan,i penës dhe pushkës.
Bijtë e Shales besnik kanë gjak lirie,
E ngriten kreshbardhen e lashtë Ilire.
Me shekuj qëndresë, të perulur Kurrë,
Luftuam me shpatë, e herë me pushkë.
Burrat të fisit legjenda i ka rritur nana.
Në kulla baroti i dogjën krajla e sulltana.
Ndrit me yjet qiellit Meha madhërisht,
Mbi retë plisnore flenë në një shtrat.
Me diellin dhe hanën rri në një kuvend,
Për të mos vdekur kurrë, ra heroikisht.
/QendraPress/