Çaste poetike me poeten;- Natasha Limaj (FEJZAJ)
RRUAZ’E KUQE
———————
Gjak i gjakut tim
Mish thelëz e imja
Pas treshit frymim
Jetës të të mbillja…
Lidhur A.D-ë.N-ë.
E atij zinxhiri
Një engjëll tek veshi
Biri… biri… biri…
Dehur llahtarisë
Të mora në dorë
Porsi puthje Zoti
Zëri yt foshnjor…
Pelenat e tua
Ashk i shpirtit tim
Ninullat mbi djepe
Shtrydhur dashurinë…
Ç’pasuri të madhe
Mbi ball më ke vënë
Kurorë përrallore
Diademën Nënë…
Biri… biri… biri… Bir…
në çdo frymim
O, rruaz’e kuqe
Dalë nga gjaku im !…
Natasha Limaj ( Fejzaj ) Londër
/www.QendraPress.com/