Çaste poetike me poeten ;Natasha Petriti TUSHA
ALFABETI SHQIP!
——————————
Qyteti i bukur i Manastirit,
Shkronja te arta na ka dhuruar,
Ndritin si yje te bukura shkronjat,
Alfabetin tone e kane ndriçuar.
Këto shkronja te gjuhës shqipe,
Shkëlqejnë si dielli e janë te bukura,
Ne te shkruar e ne shqiptime,
Gjuha jone me vlere e me e ndritura.
Alfabetin te gjithë e përdorin,
Me këtë alfabet shkruajnë shqiptaret,
Me shumë krenari atë e ruajnë,
Ne ç’do treve ai shkruhet e lexohet.
Shkronjat janë si rruaza te përshkuar,
Janë shkronjat me te bukura ne bote,
Zoti vete me dashuri i ka bekuar,
Gjuha jone s’harrohet, është e bukur è plote.
Alfabeti shqip është ne mendjet tona,
Si xhevahire shkronjat radhiten,
Përdoren ne Universitete e ne shkolla,
Ndriçon gjuha jone e na jep dritën.
& & &
KORCA E BUKUR È SERENATAVE!
—————————————————
Te adhuroj për jete o Korça ime,
Për te gjitha bukuritë qe ti me fal,
Rrugicat me kalldrëme sjell ne ëndërrime,
I kujtoj me nostalgji plot mall.
Shkëlqen si dielli, te dua shumë o Përendesh,
Çdo nate te ëndërroj kur fle,
Te përulem me dashuri mes vargjesh,
Nga kujtimet lotët me shkojnë rreke.
Ti je qyteti i bukur i serenatave,
Qyteti me shumë gjelbërim e me parqe,
Ti je qyteti me i bukur i dashurive,
Ku serenatat dëgjoheshin ne çdo lagje.
Tingujt e kitarës è mandolinës,
Edhe se nuk dëgjohen si dikur,
Njerëzit ikin nuk i mbushin me rrugicat e Korçes,
Prapë ti ke hijeshi plot nur e bukuri.
Katedralja e bukur me e madhe ne Ballkan,
Shkëlqen si yll polar ne mes te qytetit,
Këngët serenatat kënaqesh kur i dëgjon,
Korça Zoje e bukur dhe e para e Kurbetit.
Larg jam, po te mendoj çdo mbrëmje,
Vitet ikin shumë shpejt po’ kalojnë,
Ne ëndrra te shoh ty me endje,
Ne netët e bukura ku yjet ndriçojnë.
/www.QendraPress.com/