Çaste poetike me poeten;-Nexhi HASANI

Zgjimi “ishull”!
————————-
Në këtë të bukur mëngjes,
zgjuar dhe ishulli im
Me zhurmën blu të thellësisë,
Ishulli im,
Inspirues i dashurisë!
Në breg,
pulëbardhat kuvendojnë me Ëngjëjt.
Deti merr bekim,
Peshkatarët hedhin rrjetat,
mbi ishull dielli krekosur,
shkarkon energjinë.
Esmerald kristalizon vala,
mbi jug të vendit tim.
Në të bukurin, ishull perlë,
gjithmonë kërkoj të kthehem,
Humbas në kolorin metalik të qiellit.
Mbi jastëk,
Natyra zgjon ëndrrën…,
Ëndrrën magjike të adhuruar.
/QendraPress/