Çaste poetike me poeten:-Rajmonda MARA

Qesh dhe jeto..!
—————————
Diellit, nuk mund t’i thuash mos lind,
E ditës mos ago,
Shpirtit, s’mund t’i thuash mos qesh,
E jetës mos jeto..
Ditës që shkoi, “pse ike”
mos i thuaj,
Dhe errësirës së natës
frikën mos ja ke…
Sikur një yll i vetëm në qiell po të mbetet,
Shpirtin ta ndrit,
E diellin ti pret…
Nga asgjë mos u tremb,
As edhe nga kujtimet
që vijnë e ikin si erë ,
Çdo frymë është një
bekim që flet,
ndaj dhe jeta të fton ,
prekmë thotë ,çdo mëngjes,
Prekmë me mirënjohje
e veç buzëqesh …
E pra, kjo ditë kështu nisi,
Ku shpirti shumë po qesh…
Sepse të gjithë ,mysafir jemi në këtë jetë
Ndaj, shijo ditën
sikur
e fundit të jetë….!
/QendraPress/