Çaste poetike me poeten; Rajmonda Shyta Kolvani  

Zbrit si kusare.

——————————-

Fshehur degësh, nën një pemë,

Hëna, yjet ve , të flenë.

Dritë e dhomës, ndezur rri,

Më theret, shpirtin, të vi.

Ç’siluetë,pas perdes t’ hollë,

Më shikon, ma bën me dorë,

Pastaj zhdukesh, por vjen prapë,

Ëngjëllore me shkund krahët.

Lutju nënës, të më vish,

Gjumin ,me kujdes ja prish,

Ulju nën gju, nën zë i thuaj,

Kam një djalë, që mëndsh më luan!

Mos më rri lart , në dritare,

Dil nga dera , si kusare,

Në majë gishtash, ec ngadalë,

Me nxitim, zbrit ato shkallë.

Eja buzën, paak, ma çik,

Se e ndez, kët’ shpirt magjik,

Ngre vullkane, njëqind pashë,

Veç ti eja, rrimë pak bashkë!

Zbrt, ti yll, nga kush ke frik’

Fik gjith dritat me llastik ,

Me errësirrë, lagjen e mbush,

Kur të vish, mos tët’shohë kush!

Do të pres, gjer në mëngjes,

Do më gjesh, të larë me ves,

Në më martë, gjumi i marrë,

Nëpër ëndërr, do kem qarë.

Qarë, për mallin që rri djegur,

Zemër mjerrë, sëmundje prekur,

Si melhem, më ver mbi buzë,

Puthjen tënde, zjarr e shpuzë.

23/8/ 2022

Rajmonda Shyta Kolvani