Çaste poetike me poeten ;Sadbere Gagica -SPAHIJA
IK, PIKËLLIMI IM
———————————
Sonte fle qyteti im
Fle sonte
Mbi ëndrrat e mia
E ik,ik
Ti pikëllimi im
Stinët m’i ke bërë ferr
Vuajtje zemrim
Më fal një stinë Zot
Të puth një yll
Që më grish
Ka emër vargu
Sonte fle në sytë e mi
Malli im!
Ik,pikëllimi im!
/www,qendrapress.com/